Karikatura e profetit Muhamed/BIK-u u kërkon autoriteteve të Kosovës të distancohen nga veprimi i ambasadorit Qëndrim Gashi

Kryesia e Bashkësisë Islame në Kosovë i ka kërkuar të hënën Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, që të distancohet nga veprimi i ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, i cili ka shpërndarë në rrjetin social, Twitter, postimin e një gazetareje të së përditshmes franceze, Le Figaro, në të cilën shihet karikatura e Profetit Muhamed.

“Për ne si Bashkësi Islame ky akt është i papranueshëm i dënueshëm dhe një veprim i tillë vetëm sa rrit mosdurimin, urrejtjen e mosbesimin ndërnjerëzor, ngase cenimi, ofendimi dhe atakimi i tjetrit, e sidomos kur kjo ka të bëjë me çështjen e besimit, nuk paraqet asnjë vlerë”, është thënë në deklaratën për opinion të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Publikimi i karikaturës së Profetit Muhamed nga gazeta franceze ka ardhur pas vrasjes së një mësuesi francez nga një islamist i dyshuar.

Mësuesit të historisë, Samuel Paty, i është prerë koka më 16 tetor, jashtë shkollës së tij në periferi të Parisit verior, nga një 18-vjeçar, i cili më pas është qëlluar për vdekje nga policia.

Në fillim të këtij muaji, Paty u ka treguar nxënësve të tij karikaturat e Profetit Muhamed, në një orë për lirinë e shprehjes, duke zemëruar një numër të prindërve myslimanë.

Bashkësia Islame e Kosovës ka thënë se dënon atë që e ka konsideruar akt kriminal kundër mësuesit francez derisa angazhohet që besimet të mos përdoren për urrejtje dhe mosdurim, por për bashkëjetesë, njohje, respekt e dashuri.

Myslimanët besojnë se çdo përshkrim i Profetit është blasfemi.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

3 thoughts on “Karikatura e profetit Muhamed/BIK-u u kërkon autoriteteve të Kosovës të distancohen nga veprimi i ambasadorit Qëndrim Gashi

  • 07/20/2021 at 04:20
    Permalink

    Hello! I know this is kinda off topic but I’d figured
    I’d ask. Would you be interested in exchanging links or maybe guest writing a blog article
    or vice-versa? My website discusses a lot of the same topics as yours and
    I believe we could greatly benefit from each other.
    If you happen to be interested feel free to shoot me an e-mail.
    I look forward to hearing from you! Great blog by the way!

    Reply
  • 07/10/2021 at 01:07
    Permalink

    I believe this is among the most significant information for me.
    And i am happy reading your article. However wanna remark on few normal
    things, The web site style is ideal, the articles is actually nice : D.
    Excellent job, cheers

    Look into my web blog – 카지노사이트

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *