Ministri francez i Punëve të Brendshme kërkoi mbylljen e xhamisë në Panten

Ministri francez i Punëve të Brendshme, Zherald Darmanen kërkoi mbylljen e xhamisë në qytetin Panten (periferi i Parisit), prej ku në Fejsbuk është publikuar një video në të cilën kritikohet mësimdhënësi i cili u vra ditën e premten.

“E luta prefektin e departamentit Sen Deni që ta mbyllë xhaminë në Panten”, deklaroi ministri për TF1.

Sipas tij, prefekti menjëherë do ta nënshkruajë urdhrin përkatës. Paraprakisht xhamia në këtë qytet në faqen e saj në Fejsbuk publikoi një video me një prind të njërit prej nxënësve ku kishte punuar viktima. Në të, njeriu i kritikon veprimet e mësimdhënësit.

Të shtunën, vetë predikuesi islamik në xhami u arrestua. Gjatë hetimit deri më tani janë arrestuar gjithsej 15 persona.

Policia franceze filloi seri bastisjesh të orientuara ndaj rrjeteve islamike pasi u vra mësimdhënësi i historisë Samiel Pati, i cili nxënësve të tyre u kishte treguar karikaturë të profetit Muhamed.

Ministri i Punëve të Brendshme premtoi se nuk do të ketë “as një minutë pushim për armiqtë e Republikës”, pasi dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në mitingjet nëpër tërë vendin ditën e diel në nder të mësimdhënësit të historisë dhe e mbronin lirinë e shprehjes. tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *