Përleshje fizike në Kërçovë njëri nga personat dërgohet në Klinikat e Shkupit

Një njëzetvjeçar nga Kërçova dje është sulmuar fizikisht nga dy bashkëqytetarë të tij para një objekti hotelierik në bulevardin “Liria” në Kërçovë ndërsa lëndime të rënda trupore ka marrë një person 22-vjeçar i cili ka tentuar ta parandalojë sulmin.

“Dje para orës 18.30, para një objekti hotelierik në bulevardin “Liria” në Kërçovë është prishur rendi dhe qetësia publike me sulm fizik të kryer nga H.K. (56) dhe L.K. (23) ndaj L.H. (20) të gjithë nga Kërçova”, informoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.

Ai shtoi se në përpjekje për ta parandaluar sulmin fizikisht është sulmuar edhe B.H. (22) nga fshati Bogovinë e Tetovës me ç’rast ka marrë lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Emergjente në Shkup.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, DPB Kërçovë do të shtrojë padi përkatëse penale, sqaron Dimovski. tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Përleshje fizike në Kërçovë njëri nga personat dërgohet në Klinikat e Shkupit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *