Mbi 180,000 pensionistë dhe persona mbi 64 vjeç të cilët nuk kanë pension do të marrin kartela pagesore, pasi të votohet ribalanci i buxhetit

Buxheti shtesë për vitin 2020, i cili është në procedurë parlamentare, siguron 470 milion euro për grupin e katërt të masave ekonomike thekson Nikolovski nga LSDM.

Prej tyre, 27.6 milion euro do të destinohen për kartela pagesore vendore në vlerë prej 6,000 denarë.

Me këtë masë, mbi 180,000 pensionistë me pension deri në 15,000 denarë do të marrin kartela të brendshme pagese me të cilat do të jenë në gjendje të blejnë.

Përveç pensionistëve me pension minimal, kartat e pagesës do t’u jepen personave mbi 64 vjeç të cilët nuk kanë pension apo pension social shtetëror dhe kanë të ardhura më të ulëta se 15,000 denarë, ose nuk kanë fare të ardhura.

Kjo është një ndihmë e drejtpërdrejtë për mbi 180,000 bashkëqytetarë tanë, do të thotë forcim i fuqisë së tyre blerëse dhe inkurajim i konsumit privat.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Mbi 180,000 pensionistë dhe persona mbi 64 vjeç të cilët nuk kanë pension do të marrin kartela pagesore, pasi të votohet ribalanci i buxhetit

  • 10/23/2020 at 08:21
    Permalink

    Po ne si jete fondi pse nuk jepni kartela edhe ne dumi nji dim buri im n 15karik i ban 64 vjet a mund t mer aj katic nuk as penzi nuk kemi preadhje prej krkundi ju lutemi prgjigje presi

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *