Pandemia, më shumë se 40 mijë njerëz kanë humbur vendet e punës

Numri i të papunëve shënon rritje. Tani në Maqedoni ka 151.359 persona të papunë. Të dhënat e Agjencisë së Punësimit tregojnë se që nga fillimi i pandemisë numri i të papunëve është rritur për 43,627 persona, por sipas drejtoreshës së Agjencisë Biljana Jovanovska pa punë në periudhën e analizuar kanë mbetur afër 15 mijë persona. Jovanovska shpjegon ndryshimin e rreth 30 mijë të papunëve me faktin se shumë prej punëkërkuesve joaktivë të cilët nuk janë të regjistruar, gjatë shpalles së ndonjë masë qeveritare që ofron ndihmë shtetërore, ri-regjistrohen si punëkërkues aktivë dhe kështu kanë shans për ndihmë shtetërore.

Personat që u ka mbaruar paraqitja e sigurimit të obligueshëm pensional janë 14 819. Personat tjerë që erdhën në evidencë si të papunë kanë ardhur në baza të ndryshme. Të papunë që një periudhë të gjatë janë evidentuar në Agjencinë e punësimit, persona që evidentohen për herë të parë, siç janë të rinj deri 29 vjeç”-tha Biljana Jovanovska, Drejtoreshë e Agjencisë së punësimit

Pjesa më e madhe e personave që kanë ngelur pa punë vijnë nga industria e përpunimit. Pastaj vijnë veprimtaria tregti më pakicë dhe shumicë, pastaj sektori i objekteve për akomodim dhe shërbime. Pjesa më e madhe e largimeve janë bërë në muajin prill. alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Pandemia, më shumë se 40 mijë njerëz kanë humbur vendet e punës

  • 01/20/2021 at 07:30
    Permalink

    This is the right blog for anyone who hopes to understand this topic.
    You understand so much its almost hard to argue
    with you (not that I actually would want to…HaHa). You certainly put a brand new spin on a subject that’s been discussed for decades.
    Wonderful stuff, just excellent!

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *