Po mbushet edhe spitali modular më pacientë të infektuar me koronavirus

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Milena Stevanoviq, deklaroi se kanë filluar të mbushen me pacientë me Covid-19, shtretërit e spitalit modular që është pranë Klinikës Infektive. Stevanoviq thotë se 15 shtretër janë mbushur nga gjithsej 71 të cilët janë të vendosur në spitalin modular.

Stevanoviq apelon deri tek qytetarët që t’i respektojnë masat për mbrojtje nga Covid-19 në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit, derisa personat që janë të infektuar më koronavirus dhe janë asimptomatik, të mos shkojnë në Klinikën Infektive por të mjekohen me barna që ua rekomandon mjeku amë. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *