Rriten shifrat në Greqi, 865 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, 6 të vdekur
Rriten shifrat nga COVID-19 në Greqi. Autoritetet greke publikuan sot 865 raste të teja të koronavirusit në vend. Ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve është 27334.
Numri i pacientëve që trajtohen të intubuar është 86, ndërsa 265 pacientë janë liruar nga ICU. Sot janë publikuar edhe 6 vdekje të tjera duke shkuar në 534 vdekje gjithsej në vend.
Tre ditët e fundit, Greqia ka pasur shtim të rasteve me COVID-19 me rreth 200 të prekur. Dje ishin 667 raste të reja dhe Athina me numrin më të lartë. balkanweb/