Shekerinska: Gjuha maqedonase dhe populli maqedonas janë realitet

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot theksoi se ka kaluar koha kur ministrat e mbrojtjes në rajon japin deklarata,  ashtu siç deklaroi ministri bullgar i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, ndërsa disa i konsideron si serioze dhe se mënyra e tillë e komunikimit  nuk u ngjan vendeve-anëtare të NATO-s.

“Gjuha maqedonase, populli maqedonas janë realitet dhe asnjë negociatë politike, as preokupim politik nuk do ta ndërrojnë  atë realitet. Megjithatë mundemi të bëjmë të ardhme më të mirë  për popujt tanë  dhe të krijojmë më shumë shanse  për rininë tonë.  Ne ashtu e shohim detyrën tonë”, deklaroi Shekerinska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas solemnitetit me rastin e  promovimit të togerëve dhe betimin e kadetëve nga Akademia ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostollski”. tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *