Konferencë ndërqeveritare deri në fund të vitit – presin Zaev dhe Mishell

Prioritetet më të rëndësishme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën aktuale janë që të miratohet Korniza për negociata me BE-në nga ana e Këshillit Evropian dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare të vendit me BE-në deri në fund të vitit me kryesimin e RF të Gjermanisë, u theksua në bisedën e Kryeministrit Zaev me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharll Mishell, që u organizua online dhe në të cilën morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Në takimin online me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharll Mishell, u konstatua se  rezultati pozitiv për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare do të jetë një shtysë për reforma më të shpejta në vend, si dhe një sinjal pozitiv për rajonin, i cili do të konfirmojë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, si një nga qëllimet e zgjerimit të BE-së, kumtoi pres shërbimi qeveritar..

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *