Kush janë simptomat më të rralla të koronavirusit?

Kollitja, temperatura dhe vështirësi në frymëmarrje janë disa nga simptomat me të shpeshta të Covid-19, për të cilat të gjithë kemi dëgjuar. Mirëpo, ekzistojnë edhe disa simptoma të tjera mjaft të rralla, të cilat paraqiten tek disa pacientë të hospitalizuar.

Disa nga këto simptoma janë:

Rënia e flokëve– edhe pse ende nuk dihet arsyeja, humbja e flokëve është shfaqur tek shumë pacientë me Covid-19. Në bazë të disa studimeve, rënia e flokëve mund të jetë e lidhur me nivelin e stresit në trup.

Skuqja e syve– skuqja e syve është shenjë e një infeksioni bakteral apo viral në membranat, që e rrethojnë syrin. Kjo shenjë shfaqet shumë rrallë dhe shoqërohet edhe me enjtje të venave dhe lotim të syve.

Konfuzion– Sipas Mayo Clinic, pacientët me të vjetër me Covid-19 mund të bëhen konfuzë apo të përjetojnë çorientim. Kjo shenjë është mjaft e shpeshtë tek rastet me infeksion viral apo bakteral.

Shqetësime të stomakut– sëmundja Covid-19 është e shkaktuar nga një virus, që sulmon mushkëritë. Mirëpo, hulumtuesit kanë gjetur se ky virus mund të sulmoj edhe sisteme të tjera organesh, siç është sistemi tretës, kështu disa persona me Covid-19 mund të përjetojnë diarre apo vjellje, përpara se simptomat e virusit të fillojnë të zhvillohen.

Humbje e dëgjimit– edhe pse jo shumë e shpeshtë, kjo simptomë është vërejtur tek disa persona. Një hulumtim i bërë në Britani të Madhe ka gjetur se një në 10 persona, të diagnostikuar me koronavirus kanë raportuar se kanë përjetuar edhe dobësim të dëgjimit. Kosovarja-ks/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

57 thoughts on “Kush janë simptomat më të rralla të koronavirusit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *