Mbledhje e NATO-s për përkrahje të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi për ballafaqim me Covid-19

Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s sot dhe nesër do të mbajnë mbledhje virtuale, me të cilën do të kryesojë sekretari i përgjithshm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

Ministrat do të bisedojnë për periudhën e ardhshme lidhur me ndarjen më korrekte të barës, përforcimin e kapaciteteve për mbrojtje në të gjitha sferat, përforcimin e rezistencës së shoqërive dhe për misionet e NATO-s në Afganistan dhe Irak. Do të bëhet fjalë edhe për ballafaqimin me pandeminë e Kovid-19 dhe përkrahjen nga Aleanca për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Malin e Zi.

“Pandemia Covid-19 vazhdon të na sfidojë të gjithë ne. Ushtritë tona vazhdojnë të luajnë rol kyç në përkrahjen e përpjekjeve civile. Edhe aleatët ndihmohen mes vete në vendosjen e spitaleve në terren dhe transport të pacientëve. Edhe këtë muaj, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut marrin përkrahje nga rezervat tona në NATO. Covid -19  nuk bëri që sfidat tjera të zhduken. Do të thotë, mbetet me rëndësi vitale të investojmë në mbrojtjen tonë”, tha Stoltenberg dje në konferencë për shtyp, me rastin e mbajtjes së mbledhjes dyditore ministrore./MIA

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Mbledhje e NATO-s për përkrahje të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi për ballafaqim me Covid-19

  • 04/14/2021 at 13:55
    Permalink

    What i do not realize is if truth be told
    how you’re no longer really much more smartly-favored than you may
    be now. You are so intelligent. You realize thus significantly relating to this topic,
    produced me in my opinion consider it from so many numerous angles.
    Its like men and women are not interested except it’s something to
    accomplish with Woman gaga! Your individual stuffs great.
    All the time deal with it up!

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *