SHILEGOV: QYTETI I SHKUPIT I GATSHËM TË MERR KOMPETENCËN PËR MBIKËQYRJEN E PLOTË INSPEKTUESE NË SHKUP

Sot, Kryetari Petre Shilegov mori pjesë dhe u drejtua në debatin “Si të arrijmë shërbime efikase dhe të pavarura inspektuese në Shkup” i cili u mbajt në sallën e Këshillit të Qytetit të Shkupit. Debati u organizua nga OJQ “Infoqendra”, në kuadër të projektit “Monitorimi Qytetar i Inspektorateve Lokale”, mbështetur nga Ambasada Amerikane.

– Ideja për reforma në organizimin e mbikëqyrjes inspektuese në kryeqytet, e cila në pjesën e vetëqeverisjes lokale menaxhohet nga Qyteti i Shkupit dhe 10 komuna të tjera, buron nga shembujt e shumtë në praktikën në të kaluarën, dhe për të cilat tani në këtë garniturë politike ka një vullnet të madh politik për t’i dhënë fund përfundimisht të gjitha dobësive që ka treguar një sistem i tillë i organizuar deri më tani. Kjo është diçka që unë, së bashku me 10 kryetarët e komunave të Shkupit, e kemi diskutuar shumë herë dhe kemi kërkuar zgjidhje për të arritur model që do të jetë me të vërtetë efektiv, do të funksionojë dhe do të japë rezultate që do të nënkuptojnë respektimin maksimal të ligjeve të nga të gjithë palët që ne jemi të obliguar të kryejmë mbikëqyrje inspektuese. Pasi mora detyrën e kryetarit të Qytetit të Shkupit, Sektori Inspektorat intensifikoi dukshëm aktivitetin e tij i cili mund të shihet në raportet vjetore që publikohen në mënyrë transparente edhe në uebfaqen e Qytetit. Numri i gjobave dhe paralajmërimeve në fusha të ndryshme në të cilat ka kompetenca Qyteti i Shkupit është rritur të paktën dyfish, dhe varësisht nga viti dhe fusha, diku ato janë rritur disa herë – tha sot Kryetari Shilegov.

Ai krahasoi raportet vjetore për punën e Inspektoratit nga 2 vitet e kaluara.

– Lidhur me inspektimin komunal, procedurat e inspektimit me kërkesë të qytetarëve u rritën me 134% (gjegjësisht nga 82 kërkesa në vitin 2018 në 192 kërkesa në vitin 2019). Inspektimi i kontrollit të inspektorëve komunalë është rritur me 237% (në vitin 2018 – 92 dhe në vitin 2019 – 310 mbikëqyrje kontrolli). Në vitin 2019, janë lëshuar 127 urdhra pagese, që është 807% më shumë se në vitin 2018 (14 urdhra). Janë procesuar 115 kërkesa për fillimin e procedurave të kundërvajtjes në vitin 2019, që është një rekord 177% më shumë krahasuar me 2018 (9 akte). Realizimi i shtuar i aktiviteteve është shënuar edhe nga Seksioni për radarët komunal. Në vitin 2019, kërkesat e paraqitura për procedura të kundërvajtjes janë 1.120, që është 77.7% më shumë krahasuar me vitin 2018. Gjobat e shqiptuara në 2019 janë 72, dhe në 2018 – 31, që është një rritje prej 132%. Inspeksioni për mjedisin jetësor në vitin 2019 ka kryer 274 inspektime të rregullta, respektivisht 117% më shumë se në vitin 2018. Në vitin 2019, inspektimet e jashtëzakonshme u rritën me 300% krahasuar me 2018. Në vitin 2019, u kryen 49 inspektime, dhe në 2018 – 12. Inspektimet e jashtëzakonshme me laborator të akredituar u rritën me 300%, gjegjësisht në vitin 2019, ka pasur 12 inspektime, dhe në 2018 – 3. Inspeksioni për trafikun rrugor në vitin 2019 ka kryer 271 inspektime të rregullta, që është 134% më shumë se në vitin 2018. Numri i inspektimeve të kontrollit është rritur me 66% dhe inspektime të jashtëzakonshme me 600% krahasuar me 2018 – shpjegoi Shilegov.

Në Sektorin e Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, shtoi ai, janë angazhuar më shumë se 60 persona, ndërsa kompetencat e inspektorëve nga të gjitha fushat bazohen në ligje të veçanta materiale në fushën e aktiviteteve komunale, tatimeve dhe taksave komunale, trafikut rrugor dhe rrugëve, mjedisit jetësor, arsimit, sportit, turizmit dhe hotelerisë, si dhe të Ligjeve të kompetencës së përbashkët si: Ligji për Inspektim mbikëqyrës, Ligji për procedurën e përgjithshme administrative, Ligji për kundërvajtje, Ligji për ankesa dhe propozime, Ligji për vetëqeverisje lokale dhe Ligji për Qytetin e Shkupit.

– Nga e gjithë kjo mund të konkludohet se Qyteti i Shkupit është i gatshëm të marrë përsipër kompetencat për tërë inspektimin mbikqyrës në fushën e kompetencave të vetëqeverisjes lokale në territorin e tërë qytetit. Ajo që duhet të dijë publiku është fakti që po përgatitet një marrëveshje ndër-komunale, të cilën duhet ta nënshkruajmë në fund të këtij muaji së bashku me 10 komunat e Shkupit, përmes të cilës do të centralizohet inspektimi mbikëqyrës në territorin e kryeqytetit, nën Qytetin e Shkupit. Është duke u zhvilluar harmonizimi përfundimtar i qëndrimeve, i cili do të rezultojë me një propozim përfundimtar. Qëllimi i kësaj është që të shmangen rastet kur dikush mund të mendojë, e lëre më të fillojë ndërtime ilegale në qendër të Shkupit, siç ishte rasti me ndërtimet ilegale në “Mavrovasja”. Kjo është arsyeja pse ne jemi sot këtu, prandaj po diskutojmë në këtë temë, prandaj do të vazhdojmë të vendosim rend në të gjitha fushat e kompetencës së vetëqeverisjes lokale që më tej do të sigurojë sundimin e ligjit dhe zbatimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor – tha Shilegov.

Në debatin e sotëm morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Filip Temelkovski, Kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Naumoski, Kryetari i Komunës së Qendrës, Sasha Bogdanovic, drejtoresha e BNJVL-së, Dushica Perishiç, drejtoresha e OJQ-së Infoqendra, Biljana Bejkova, si dhe përfaqësues nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisjen Lokale dhe Këshilli i Inspektimit të RMV.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

21 thoughts on “SHILEGOV: QYTETI I SHKUPIT I GATSHËM TË MERR KOMPETENCËN PËR MBIKËQYRJEN E PLOTË INSPEKTUESE NË SHKUP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *