Shqipëria, 4 mln dollarë për vaksina/ Fondi i angazhimit për në strukturën globale Covax

Qeveria shqiptare ka alokuar një fond prej 3 990 000 dollarë me qëllim për t’u bërë pjesë e Aleancës GAVI, për pjesëmarrjen në strukturën globale, në blerjen e vaksinës të COVID-19 (COVAX Facility).
Për t’u bërë pjesë e kësaj strukture globale, “dozat totale të pjesëmarrësit”, janë 1 140 000 (një milion e njëqind e dyzet mijë), të cilat mbulojnë 20% të popullsisë.

Në relacionin e projektligjit dërguar parlamentit thuhet se kjo bëhet për shkak të urgjencës që paraqet prokurimi i vaksinës kundër COVID-19.

COVAX Facility thuhet në këtë relacion është krijuar si një mekanizëm global për të nxitur zhvillimin e shpejtë të vaksinave kandidate ndaj COVID-it, prodhimin në masë të gjerë të vaksinave të certifikuara dhe shpërndarjen e shpejtë e të barabartë për të gjitha vendet.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, hartuese e  relacionit, “të gjitha vendet pjesëmarrëse, pavarësisht nga nivelet e të ardhurave, do të kenë qasje të barabartë në këto vaksina pasi ajo të jetë zhvilluar”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO i dhuaruan Shqipërisë 60 respiratorë të rinj, të cilët do t’i shtohen betejës me Covid-19. Kryeministri Edi Rama e quajti përballjen me Covid-19 një luftë të vështirë. Apelin ia drejtoi të gjithë pronarëve të bareve dhe restoranteve. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

6 thoughts on “Shqipëria, 4 mln dollarë për vaksina/ Fondi i angazhimit për në strukturën globale Covax

Lini një Përgjigje te SamViame Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *