Subvencionimi i pagave të firmave nga paketa e katërt anti krizë, nga fillimi i Nëntorit

Qeveria do të dërgojë në Parlament këto ditë zgjidhjen ligjore për subvencionimin e pagave të kompanive, njoftoi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi transmeton sloboden pecat. Kjo masë është pjesë e grupit të katërt të masave anti-krizë, disa prej të cilave janë të pazbatueshme, sepse ribalanci i buxheti nuk është miratuar.

Bekteshi u bëri thirrje të gjitha subjekteve politike që të mos ndjekin politikë ditore dhe që ndryshimet në Parlament të kalojnë shpejt. Paga e parë që do të subvencionohet është ajo për tetor dhe ministri është i bindur se vendimi do të merret në fillim të nëntorit.

Mbështetja e pagës së dytë për tetor, nëntor dhe dhjetor do të jetë e shkallëzuar, nga 14,500 në 21,776 denarë dhe do t’u jepet kompanive të ardhurat e të cilave janë ulur me 30 dhe mbi 30 përqind. Me këtë masë, Qeveria pret të mbështesë 250,000 vende pune, për të cilat do të ndahen 70 milion euro.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

4 thoughts on “Subvencionimi i pagave të firmave nga paketa e katërt anti krizë, nga fillimi i Nëntorit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *