Dikur ishte deponi e egër, Taravari e shëndrron në park dhe kënd lojrash

Bashkëpunimi i mirë mes pushtetit lokal dhe Bashkësisë Lokale të fshatit 📍Balindoll, bëri që vendi ku dikur ishte deponi e egërr në këtë fshat, sot të shndërrohet në park dhe kënd lojrash. Hapësirën të cilën sot e lëshuam zyrtarisht në përdorim, ka një sipërfaqe rreth 3.000 metra katrorë dhe është investim i përbashkët i Komunës së Gostivarit dhe banorëve të Balindollit. Ky investim ka qenë premtim elektoral në 2017-tën dhe sot bëhet realitet me disa parqe tjera të ndërtuara nëpër fshatrat e Gostivarit.

Në fshatin Balindoll, kemi realizuar edhe disa investime të tjera në të kaluarë, si: stadiumin, rinovimin e shkollës, rregullimin e disa rrugicave dhe instalimin e linjës së ujësjellësit në atë pjesë ku nuk ekzistonte. Aktualisht punohet në ndrimin e gypave të vjetër të të gjithë ujësjellësit të fshatit

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

6 thoughts on “Dikur ishte deponi e egër, Taravari e shëndrron në park dhe kënd lojrash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *