El Clasico” pushon Spanjën, test final për Zidane, Koeman thërret në apel Messin, “mbreti” i klasikes

Mundo Derportivo” vë në pah faktin që ndryshe nga Real Madrid, Barcelona reagoj në Champions me një fitore me “manita” përballë Ferencvarosi. Koeman ndryshe nga Zidane nuk është në dyshim, është në hapat e para në drejtimin e Barçës. E përditshmja tjetër “Sport”, i kushton faqen e parë Leo Messit, “mbreti” i “El Clasico”. Nga viti 2005, sulmuesi argjentinas ka luajtur 43 ndeshje përballë Realit, ka fituar 19 prej tyre, ka shënuar 26 gola dhe ka dhuruar 14 asiste. Barcelona sot më shumë se kurrë ka nevojë për “mbretin” e tyre në një ndeshje që mund të jetë përcaktuese për të ndryshuar fatet e sezonit.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *