Kreu i Qendrës: Kosova është Serbi, reagon Fazliu: Të ngrihet padi për provokim dhe fyerje të ndjenjave të shqiptarëve

Kryetari i Komunës Qendër në Shkup, Sasha Bogdanoviq, deklaron se “Kosova është Serbi”. Kjo është fjali e njohur e shumë grafiteve serbe gjithandej nëpër Serbi.
Bogdanoviqi, në emër të mendimit të tij personal, pra duke harruar se ai nuk është person privat, e sfidon edhe faktin se paguhet nga taksapaguesit e një shteti për të cilët pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm. Ai del edhe kundër një politike shtetërore, e cila është dëshmuar se në masë të madhe varet nga vullneti i shqiptarëve.
Prandaj, pres që ndaj këtij shovinisti të ngrihet padi për provokim dhe fyerje të ndjenjave të shqiptarëve dhe ai urgjentisht të largohet nga pozita e tij.
Në të kundërtën, LSDM dhe argatët e saj shqiptarë vetëm e legjitimojnë qëndrimin e tij shkruan Faton Fazliu në rrjetin e tij të facebook.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *