Marrëveshje bashkëpunimi mes ShBA-Maqedoni e Veriut-Kosovë për rrjetin 5G

Me nënshkrimin e memorandumit për mirëkuptim me qëllim rritjen e sigurisë në shtrirjen e rrjetit 5G midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës konfirmuam edhe njëherë bashkëpunimin e fuqishëm mes dy vendeve tona shkruan Grubi

Këtë sot bashkë e biseduam me nënsekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të angazhuar për rritjen ekonomike, energjinë dhe mjedisin, z.Keit Kraç.

Maqedonia e Veriut si vend anëtar i NATO-së dhe si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, implementimin e rrjetit 5G ka për qëllim ta zhvillojë në pajtim me politikat e BE-së dhe të partnerit strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nënsekretari i SHBA-ve z.Keit Kraç përsëriti qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë se Republika e Maqedonisë së Veriut është një partner i çmuar i Amerikës dhe me nënshkrimin e memorandumit për mirëkuptim me qëllim rritjen e sigurisë së shtrirjes së rrjetit 5G kjo gjë u dëshmua edhe njëherë.

z.Kraç gjithashtu tha se rrjetet e sigurta të teknologjisë 5G janë prej një rëndësie të veçantë për prosperitetin ekonomik dhe stabilitetin në rajon shkruan zv kryeministri i parë Grubi.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Marrëveshje bashkëpunimi mes ShBA-Maqedoni e Veriut-Kosovë për rrjetin 5G

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *