Mos i hiqni maskat”/ Infektohet me Covid-19 ambasadorja shqiptare në SHBA

Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se është infektuar pas vizitës në Shqipëri.

“Të dashur miq, Sot u ktheva nga Shqipëria pas një udhëtimi pune dhe pasdreke arrita në Uashington. Sapo zbrita në aeroport, si masë profilaktike bëra testin e Covid-19. Përgjigjja ishte pozitive,

Ju njoftoj nëpërmjet këtij mesazhi, pasi këto ditë kam zhvilluar shumë takime pune me mjaft zyrtarë dhe kolegë, si dhe kam takuar pa fund shokë e miq, familjarë dhe njerëz të afërm, të cilët nuk i njoftoj dot një nga një.

Unë u testova negativ ditën kur u nisa drejt Shqipërisë. Në çdo ambient apo takim, zyrtar apo miqësor, kam mbajtur maskë dhe kam ruajtur distancën e kërkuar, por qartësisht jo mjaftueshëm. Mos i hiqni në asnjë moment maskat. Uroj më të mirën për secilin nga ju”, shkruan Faber. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

34 thoughts on “Mos i hiqni maskat”/ Infektohet me Covid-19 ambasadorja shqiptare në SHBA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *