Ribalanci i buxhetit të martën në seancë. Ndihmë shtetërore parashikohet të marrin të punësuar që punojnë në ndërmarrjet e prekura nga kriza, prindër të vetëm, punëkërkues pasiv, artistë të pavarur, studentë, pensionistë

Qytetarët dhe kompanitë akoma janë duke pritur ndihmë nga fondet e shtetit të siguruara nga paketa e katërt e masave. Masat mund të fillojnë të zbatohen vetëm pas miratimit të rebalancit të buxhetit, sepse kjo siguron një pjesë të parave për këtë grup masash. Sot është dita e shtatë e debatit për amendamentet në Kuvend, dhe sipas Rregullores, janë planifikuar edhe tre ditë, por kryetari i Komisionit për Financa dhe Buxhet Timço Mucunski, nga VMRO-DPMNE, për Alsat tha se debati në komision do të përfundojë sonte.

Presim që deri në mbrëmje të përfundojmë debatin e amendamenteve në Komision. Për momentin, ora 14 po punohet në amendamentin e 71-të, deri më tani janë pranuar katër amendamente, nga të cilat tre nga VMRO-DPMNE-ja dhe një nga BDI-ja- deklaroi Timço Mucunski  – Kryetar i Komisionit për Financim dhe Buxhet.

Mucunski thotë se rebalansi i buxhetit do të jetë para deputetëve në seancën plenare më datë 27 të këtij muaji. Kryetari i parlamentit Talat Xhaferi gjithashtu tha në një konferencë për shtyp se pret ta vendosë rebalansin e buxhetit në rend dite në seancën e së martës. Nëse debati rrjedh me këtë dinamikë, rebalansi duhet të miratohet deri në fund të javës së ardhshme, me çka hapet rruga që ndihma të arrijë deri te kompanitë dhe qytetarët në tetor. Dje, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se pakoja e katërt e masave nuk do të vonohet.

“Disa nga masat kanë filluar të zbatohen, si kreditë pa interes, fundjava pa TVSH kurse për sa i përket lëshimit të pagave, sigurisht që do të arrijmë ta lëshojmë pagën e tetorit- deklaroi Kreshnik Bekteshi- ministër i ekonomisë.

Pakoja e katërt parashikon 31 masa. Ndihmë shtetërore parashikohet të marrin të punësuar që punojnë në ndërmarrjet e prekura nga kriza, prindër të vetëm, punëkërkues pasiv, artistë të pavarur, studentë, pensionistë, pensionet e të cilëve nuk kalojnë 15 mijë denarë. Als/ 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

3 thoughts on “Ribalanci i buxhetit të martën në seancë. Ndihmë shtetërore parashikohet të marrin të punësuar që punojnë në ndërmarrjet e prekura nga kriza, prindër të vetëm, punëkërkues pasiv, artistë të pavarur, studentë, pensionistë

  • 10/01/2021 at 09:21
    Permalink

    809741 336176Hey mate, .This was an excellent post for such a hard subject to speak about. I appear forward to seeing numerous a lot more exceptional posts like this one. Thanks 318350

    Reply
  • 08/29/2021 at 12:52
    Permalink

    Valuable info. Fortunate me I discovered your website unintentionally, and I’m stunned why this
    accident didn’t came about earlier! I bookmarked it.

    Reply
  • 08/04/2021 at 02:04
    Permalink

    Hi there, You’ve done an excellent job. I’ll definitely digg it and personally recommend
    to my friends. I’m confident they will be benefited from this
    website.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *