TV21/ Injeksion i ri” nga Qeveria për rrogat, a do të arrijë në kohë ndihma?

Pagesa e rrogave për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor, ndihma e re qeveritare për përkrahje të vendeve të punës, rrogat e të punësuarve në ekonomi. Qeveria do të injektojë 70 milionë euro në ekonominë dhe kompanitë. Zgjidhja e propozuar nga ana e Ministrisë së Financave dje u miratua në Qeveri. Hapi i ardhshëm do të jetë miratimi i kësaj zgjidhjeje në Kuvend. Kjo do të jetë mundësi që kompanitë që kanë të ardhura të reduktuara me mbi 80%, të mund të aplikojnë për përkrahje financiare deri në 21.776 denarë, ndërsa kompanitë me të ardhura të reduktuara deri në 30 ose 40% do të marrin përkrahje prej 14.500 denarëve për çdo të punësuar.

“Likuiditeti i Buxhetit është në gjendje që t’i paguajë të gjitha obligimet që i ka Qeveria ndaj të gjithë shfrytëzuesve buxhetore…Qytetarët nuk duhet të brengosen, e as kompanitë në lidhje me pagesat”, deklaroi Dimitar Kovaçevski – zëvendës ministër i Financave.

Punëdhënësit do të mund të aplikojnë për ndihmë financiare deri më datën 7 të muajit për muajin paraprak. Shfrytëzues mund të jenë kompanitë që kanë të paktën 30% rënie të të ardhurave në periudhën prill-tetor 2020. Nga Organizata e Punëdhënësve reagojnë, duke kërkuar që ndihma të jetë e njëjtë për të gjithë.

“Kur bëhet fjalë për ndihmë nga shteti, mendoj se ajo  gjithmonë duhet të jetë e drejtë dhe e barabartë për të gjithë. Të mos jetë sipas parimit “kush vjen i pari, shërbehet i pari”, por të shihet me sa mjete disponon shteti”, deklaroi Angel Dimitrov- kryetar i organizatës së punëdhënësve. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *