Vritet me thikë 19-vjeçari në Kosovë

Një 19-vjeçar është vrarë me thikë në rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan. Viktima nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve që mori.

“Më 23.10.2020 rreth  orës 00:06, stacioni policor në Gjilan kanë marr një informatë se në rrugën ‘Gjon Sereqi’ në Gjilan është një person i lënduar, dyshohet me mjetë të mprehtë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S.  (2001). Viktima është dërguar me urgjencë në Spitalin rajonal në Gjilan, më pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i shtetit, njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale. Rreth orës 01:55 nga QKUK jemi njoftuar se viktima i dërguar nga Gjilani në Prishtinë kishte ndërruar jetë”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas Hashanit, deri tash nuk ka të arrestuar për këtë rast, ndërsa Policia e Kosovës po punon intensivisht në zbardhjen e rastit. Ndërkohë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *