Zaev premton, punimet për autostradën Shkup-Bllacë do të fillojnë vitin e ardhshëm

Në takimin Hoti e Zaev theks të veçantë iu vendos autostradës Shkup-Bllacë. Zaev tha se kjo autostradë ka kuptim strategjik për të dy vendet dhe për rajonin dhe pritet që të ndërtohet brenda dy viteve e gjysmë edhe pse sipas  dokumentacionit projektues të Bankës Evropiane është parashikuar  aktivitetet ndërtimore të zgjasin tre deri në katër vjet.

Autostrada Shkup-Bllacë aq sa ëshët e rëndësishme për Kosovën, njësoj është edhe për Maqedoninë, sepse udhëtimi për në Prishtinë do të zgjasë 40 deri 45 minuta. Për pjesën e parë prej dy kilometrash ka përfunduar tenderi, fitoi Granit. Pjesa e dytë është në fazën e përfundimit të shpronësimit. Nëse i kryejmë në këto punë deri në fund të vitit, në fillim të vitit të ardhshëm, ose në tremujorin e parë të vitit 2021 do të fillojmë me realizimin e plotë të autostradës,- theksoi, Zoran Zaev, kryeminsitër i Maqedonisë

E homologu Avdullah Hoti u shpreh i kënaqur që Maqedonia ka avancuar sa i përket ndërtimit të autostradës.

-Më vjen mirë që dëgjoj se keni avancuar në procedurat sa i përket ndërtimit të autostradës nga Shkupi deri në kufi. Ne e kemi përfunduar pjesën tonë dhe besoj se duke avancuar edhe më ndërtimin e pikës së përbashkët të kalimit kufitar ne e lidhin Prishtinë me Shkupin në më pak se një orë,- deklaroi Avdullah Hoti. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *