Taksisti kosovar vjedh dhe plagos me armë zjarri dy shtetas të huaj

Dy shtetas të huaj dyshohet se janë plagosur me armë zjarri nga shoferi i një taksie në Prishtinë, raporton Express.

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Prishtinë, derisa dy shtetasit e huaj kanë raportuar në Policinë e Kosovës se shoferi i një taksie ua ka grabitur telefonat dhe i ka plagosur me armë zjarri.

Prishtinë 24.10.2020 – 13:30. Raportohet se dy meshkuj shtetas të huaj kanë informuar se vozitësi (i pa njohur) i një taksi, ju ka grabitur telefonat mobil dhe më pas me armë zjarri i ka plagosur të dy viktimat. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh. Bweb/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

6 thoughts on “Taksisti kosovar vjedh dhe plagos me armë zjarri dy shtetas të huaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *