Xhaferi: Nevojiten zgjidhje alternative për punën e Kuvendit në kushte alternative

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi thekson se duhet të gjinden  zgjidhje alternative për punën e shtëpisë ligjdhënëse në kushte alternative, duke u kthyer në situatën e sapondodhur me punën e deputetëve  në kushte të pandemisë së Kovid-19.

Xhaferi në intervistë për Radion Evropa e Lirë flet për atë se si do të punojë Kuvendi, prejse disa deputetë u infektuan me Kovid-19, ndërsa vetë ai tha se tani për tani nuk ka opsion  që shtëpia ligjdhënëse të mbajë mbledhje onlajn dhe se  mund të votohet sipas shembullit me deputetin Arben Ziberi në kabinë të veçantë.

Në lidhje me vlerësimin e eurokomisarit Oliver Varheji, e cila është përmendur edhe në raportin e Komisionit Evropian se ka rritje të dukshme të përdorimit nga procedurat e shpejta në sjelljen e ligjeve, Xhaferi thotë se për fat të keq ashtu është,  por përmend kontekst  në të cilin ka punuar shtëpia ligjdhënëse në periudhën e fundit – anëtarësimin në NATO, integrimin në BE, por edhe pandemia e Kovid-19, ka kontribuuar për gjendjen e tillë.

“Ne nëse i krahasojmë vitet 2018 dhe 2019 si vite të tërësishme në të cilat ka punuar përbërja parlamentare në mandatin paraprak, ka pasur zvogëlim drastik  të procedurave të shkurtuara për sjellje të ligjeve në vitin 2018, që ishte shënuar edhe në raportin paraprak për vitin 2018, por nga ana tjetër për shkak të nevojës për plotësim të marrëveshjeve të cilat i solli Republika e Maqedonisë së Veriut, për shkak të nevojës nga procesi reformues  dhe shpejtësia e kohëzgjatjes  në të cilën ajo është dashur të plotësohet”, gjithsesi për shkak të procedurave”, thotë Xhaferi.

Shton se nëse është shkuar në procedurë të rregullt  nuk është mundur të arrihet  të përfundohet me të gjitha ato procedura  që të plotësohen parakushtet për “atë që u bë dhe fakt është se në vitin 2020 u bëmë anëtare me të drejtë të plotë e NATO-s”.

Xhaferi thotë se procedurat e shkurtuara tani janë të lidhura edhe me pandeminë dhe se Kuvendi sërish është në një situatë të zgjedhë  ose do të shkojë me çdo kusht në procedura të rregullta, ndërsa në dëm të nevojave për tejkalim të pasojave  nga pandemia ose do të zbatojë procedurë të shkurtuar, ndërsa do të ketë vërejtje për atë. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *