AstraZeneka: Vaksina Covid-19 që po zhvillohet nga Universiteti i Oksfordit krijon imunitet tek të rinjtë dhe të moshuarit

Vaksina covid-19 që po zhvillohet nga Universiteti i Oksfordit shkakton një përgjigje imune si tek të rinjtë ashtu edhe tek të moshuarit dhe efektet anësore janë më pak të zakonshme tek të moshuarit, tha partneri i tij AstraZeneka.

Duke cituar dy burime në studim, Financial Times raportoi se vaksina rrit antitrupat mbrojtës dhe qelizat T tek njerëzit e moshuar, të cilat konsiderohen si një nga kategoritë më të prekshme në pandeminë e koronavirusit. Këto rezultate bazohen në gjetjet nga korriku se vaksina e Oksfordit prodhoi një përgjigje të fortë imune tek njerëzit e moshës 18 deri në 55 vjeç.

“Është inkurajuese që përgjigjet imune janë të ngjashme tek njerëzit e moshuar dhe të rinj dhe se reaksionet anësore janë më pak të zakonshme tek të moshuarit, të cilët janë në rrezik më të madh për të zhvilluar një formë serioze covid-19”. “Këto rezultate japin prova shtesë për sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës AZD1222,” tha AstraZeneka.

Oxford dhe AstraZeneka konsiderohen udhëheqës botërorë në zhvillimin e vaksinës Covid-19 dhe Ministri Britanik i Shëndetësisë Matt Hancock tha se shpërndarja e tij mund të pritet në gjysmën e parë të 2021. sdk.mk/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

3 thoughts on “AstraZeneka: Vaksina Covid-19 që po zhvillohet nga Universiteti i Oksfordit krijon imunitet tek të rinjtë dhe të moshuarit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *