Në vend të orës policore, masa të reja! VMRO-DPMNE nuk do t’i bllokojë ndryshimet Ligjore

Ndryshimet ligjore të cilat ministri i shëndetësisë Venko Filipçe insiston që të miratohen sa më shpejtë, nesër duhet të jenë para deputetëve në seancën parlamentare. Nga opozitarja DPMNE ende me qëndrim se ndryshimet e propozuara për Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, nuk do të sjellin asgjë konkrete në luftën kundër pandemisë. Por edhe krahas vërejtjeve të tyre, thonë se nuk do të pengojnë sjelljen e ndryshimeve.

 “Në këtë ligj nuk ka masa konkrete për luftën kundër pandemisë. Gjithashtu në këtë ligj nuk ka masa për përforcimin e kapaciteteve të institucioneve të cilat kryejnë kovid-testime dhe nuk ka masa për testim më të lirë për grupet e rrezikuara të popullsisë siç janë pensionistët dhe të sëmurit kronik. Ky Propozim ligj përmban vetëm rritje të kompetencave të institucioneve dhe shërbimeve inspektuese”, deklaroi Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.

Sinqerisht besoj se Ligji do të sillet, me qëllim që të shmangim orën policore dhe këto janë masa që në mënyrë praktike imitojnë orën policore për shkak se pas orës 23 asgjë nuk do të punojë dhe qytetarët nuk do të kenë ku të shkojnë. Me ndryshimet e Ligjit që nesër do të jenë në Kuvend, dukshëm do të rriten kompetencat e të gjithë inspektorateve. Kështu që vlerësoj se me sjelljen e këtij ligji edhe kontrollet edhe sanksionimi bindshëm do të përmirësohen”, u shpreh Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *