Sanksionohen 222 shoferë në Shkup, prej të cilëve 60 për shpejtësi të tejkaluar

Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 222 sanksione, përfshirë 60 shkelje për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, 17 masa për automjete të parregullta teknike dhe të paregjistruara, 23 masa për vozitje pa patentë shofer dhe dy motoçiklistë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

“Janë shqiptuar 29 masa për parkim të paligjshëm, një automjet i konfiskuar përkohësisht dhe 26 gjoba për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse. Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, informojnë tutje nga MPB-ja.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *