Vazhdon bilanci i zi në Francë, më shumë se 52,000 të infektuar me Covid-19

Franca raportoi 52,010 raste të reja të Covid-19 të Dielën, numri më i lartë i rasteve të reja në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë.

Bilanci i ri më i lartë ditor tejkaloi numrin e të infektuarve rishtas, i cili u konfirmua të Shtunën – 45,422, dhe që në atë kohë është më i madhi që nga fillimi i pandemisë, raporton “Reuters”.

Numri i njerëzve të infektuar me koronavirus në Francë është rritur në 1,138,507 dhe numri i vdekjeve në 34,761, pasi u raportuan 116 vdekje të reja nga efektet e Covid-19 në 24 orët e mëparshme.

Franca aktualisht renditet e pesta në botë për nga numri i infeksioneve me koronavirus, pas Shteteve të Bashkuara, Indisë, Brazilit dhe Rusisë, pasi konfirmoi një numër rastesh Covid-19 nga Argjentina dhe Spanja. makfax/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

94 thoughts on “Vazhdon bilanci i zi në Francë, më shumë se 52,000 të infektuar me Covid-19

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *