Mundësia për mbylljen e kufijve, Prishtina shqyrton masa të reja kundër Kovid-19
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj deklaroi se autoritetet kompetente në vend po i shqyrtojnë të gjitha opsionet për ballafaqim me valën e re të pandemisë Kovid-19, përfshirë kthimin e masave më kufizuese që ishin në fuqi në një periudhë të caktuar nga ballafaqimin me infeksionin, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Zemaj në një intervistë për portalin “Arbëresh.info” tha se ndër masat në shqyrtim për shkak të numrit në rritje të të infektuarve me koronavirusin e ri janë mbyllja e kufijve dhe kufizimi i lëvizjes në vendet që janë të prekura më shumë nga Kovid-19.
Masat e tilla si mbyllja e kufijve, kthimi i personelit shëndetësor në pikat kufitare, kufizimi i numrit të pjesëmarrësve në ngjarje të ndryshme, kufizimi i lëvizjes në zonat më të prekura, si dhe disa masa të tjera, janë duke u shqyrtuar dhe do të veprohet sipas situatës epidemiologjike në vend”, tha Zemaj. Tv21/