Tetovë, rritet përqindja e të infektuarve me koronavirus

Rajoni i Tetovës ka hyrë në fazën e rrezikut të lartë nga përhapja e virusit korona. Vetëm një javë më parë, në Tetovë e rrethinë janë regjistruar mbi 200 raste të reja me Covid-19. Sipas Institutit për Shëndet Publik, më të prekur janë personat mbi 60 vjeç, ndërsa në rritje është edhe numri i të infektuarve nga mosha 30-39 vjeç. Sipas drejtores së Institutit, Suzana Subashiç, rritja e rasteve është si pasojë e mos respektimit të masave dhe fshehjes së simptomave.

 Kjo tregon mos respektim të masave, transmision i lartë dhe sëmundja po përhapet. Për momentin më tepër kemi kllasterë familjarë, pra përhapje e sëmundjes brenda familjeve. Numri i përgjithshëm i të infektuarve na arrin tanimë 2 000 për tetë muaj. Duhet të mbahen maska edhe jashtë në ambiente ku dyndjet janë të mëdha- deklaroi Suzana Subashiç, IPSH Tetovë.

Nga Shtabi i krizës në kuadër të komunës së Tetovës, thonë se spitali ka kapacitet për pranimin e pacientëve ndërsa rekomandojnë që arsimtarët mësimin në vend se në shkollë ta zhvillojnë nga shtëpia.

 Spitali Klinik i Tetovës, është i përgatitur për gjithë ata që kanë simptoma të kovid 19, dhe nuk ka probleme me kapacitetet spitalore për vendosjen e të sëmurëve. Mbetet rekomandimi nga komuna e Tetovës që arsimtarët, ligjëratat e tyre t`i realizojnë nga shtëpitë e tyre online që të mbrohen edhe vetë ata por edhe të punësuarit e tjerë në shkolla- pohoi Snezhana Novakovska Shtabi i Krizës.

 

Në dy javët e fundit mbi 30% qytetarëve që testohen rezultojnë pozitiv. Alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Tetovë, rritet përqindja e të infektuarve me koronavirus

  • 08/02/2021 at 02:40
    Permalink

    Thank you for the sensible critique. Me and my neighbor were just preparing to do some research on this. We got a grab a book from our local library but I think I learned more clear from this post. I’m very glad to see such excellent information being shared freely out there.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *