5% e pacientëve kanë pasqyrë të rëndë klinike të Covid – 19

Virusi korona ka shtuar vdekshmërinë për 71% në javën e fundit. Raporti i Institutit të Shëndetit Publik tregon se 84 pacientë kanë humbur jetën nga komplikimet e shkaktuara të CoVid-19 gjatë periudhës 19-25 tetor ose për 2/3 më shumë se javën e kaluar. Mosha e 66 pacientëve që ndërruan jetë ishin mbi 60 vjeç, 13 persona të moshës 50-59 vjeç, 3 vdekje u raportuan nga grup mosha 40-49 vjeç dhe dy në grup moshën 30-39 vjeç. Ndërkaq, grup mosha më e prekura nga virusi është nga 30-39 vjeç. Rreth 2% është numri i infektimeve në grup moshën deri në 9 vjeç.

Nga ana tjetër, kreu i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhovski tha se 80% e të infektuarve janë aspimotmatik të cilët edhe mund të përhapin sëmundjen tek tjerët. 15% të tjerë janë me simptome të lehtë, të cilët mund të kurohen në kushte shtëpiake. Por, Karaxhovski tha se 5% i të infektuarve është kategoria më e rrezikuar që mund të përfundojë në mënyrë fatale.

 5% e këtyre personave do të kenë ndezje të mushkërive e do të përfundojnë me bronko-pneumonia që duhet të kurohet në Klinikën infektive ose në kurim shtëpiak. Vetëm 1-4% kanë pasqyrë më të rënduar klinike me komorbiditete sepse pjesë e tyre mund të përfundojnë me vdekje sepse ata që janë me diabet, me sëmundje kardio-vaskuale apo sëmundje me organet e frymëmarrjes dhe sëmundje të tjera që tregojnë se një pacient ka vështirësi shëndetësore nga sëmundjet tjera që kishte.”-tha Zharko Karaxhovski, drejtor i KSI.

ISHP gjithashtu njoftoi se javën e fundit numri i të infektuarve është rritur për 27% ose 3.410, gjysma prej tyre vetëm në Shkup ku incidenca më e lartë javore është regjistruar në 267 raste në 100,000 mijë banorë. Lidhur me raportin gjinore, meshkujt janë për 0,3% më të infektuar se femrat. Për javën që lamë pas, me algoritmin e ri numri i të shëruarve arriti në 1,566 prej atyre që ishin në kurim spitalor dhe shtëpiak ose 477 më shumë se sa një javë më parë. alsat/

 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

50 thoughts on “5% e pacientëve kanë pasqyrë të rëndë klinike të Covid – 19

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *