Foshnja dy muajshe pacienti më i vogël i infektuar me Covid-19

Korona virusi nuk po i kursen as fëmijët. Tetë fëmijë  janë pozitiv me Kovid19 dhe janë hospitalizuar në spitalin e fëmijëve Kozle. Dy prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit. Ka 3 ditë që është hospitalizuar një foshnje, ndërsa fëmiju më i madh i infektuar me koronavirus i ka  15 vjet.

Spitali në Kozle si cili përdorët si qendër e Covid-19 për fëmijë ka 12 fëmijë të hospitalizuar të cilët janë infektuar me koronavirus. Për momentin 8 prej tyre janë pozitiv, dy prej tyre janë me mbështetje me oksigjen. Pacienti më i vogël i ka vetëm dy muaj ndërsa fëmiju më i madh i ka 15 vjet, gjendja shëndetësore e tyre është stabile.

Nga ministria e shëndetësisë informojë se gjendja e fëmijëve të infektuar me koronavirus është stabile dhe po trajtohen me terapi të duhur.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me Kovid-19 tek fëmijët deri më tani është 2244. Në moshën 0-9 vjeç janë regjistruar 857 raste, ndërsa në moshën 10-19 vjeç 1387 raste. Aktualisht, 12 fëmijë janë të shtruar në spital në Institutin për sëmundje të mushkërive  në Kozle. Të gjithë janë mirë me shëndet.  Për të gjithë pacientët të cilëve u nevojitet u caktohet terapi antibiotike”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Foshnja dy muajshe pacienti më i vogël i infektuar me Covid-19

  • 02/11/2021 at 21:52
    Permalink

    Spot on with this write-up, I truly believe this site needs a lot more attention. I’ll probably be back again to see more, thanks for the information!

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *