ISHP forcon kapacitetet kundër pandemisë, brenda ditës do të realizohen 150 teste më tepër

SHP forcon kapacitetet kundër pandemisë, brenda ditës do të realizohen 150 teste më tepër

Duhet të testohet popullsia që ta dimë të gjithë, ja rasti konkret kolegia tek zyra ime është infektuar dhe për arsye preventive e kam patjetër edhe un ta bëj testin.”

“Duhet të rriten kapacitetet që të testohemi sa më shumë, ashtu duhet që të jemi të sigurt dhe me shpresë se kjo pandemi do të kaloj së shpejti.”

“Për çdo rast për mua personalisht, sigurisë së familjes dhe kolektivit që kemi rreth nesh.”

“Nuk kam simptome por duhet të testohem se kolegia ime u diagnostikua pozitiv, andaj duhet. Doli nga kontrolli por ne duhet të përmbahemi se nuk i respektojmë rregullat, andaj kemi kaq të sëmurë.”

 Qytetarët ankohen se nuk mund të bëjnë asnjë analizë mjekësore pa pasur test negativ PCR.

“Në gjinekologji mund të bëni! Atje më thanë se nuk mundet, na kërkuan test që të hymë brenda. Andaj ju them se edhe në Gjinekologji kanë aparaturë për diagnostikim, por mund ta bëni edhe te ne”.

 Çifti pas bredhjeve nga njëri në tjetrin repart sërish hasi në dyer të mbyllura.

“Më thanë se nuk mund të japim udhëzim për të caktuar termin përderisa nuk e ke gjendjen për tu shtrirë në spital. Andaj u kthyem, pyet njërin e pyet tjetrin, e patëm patjetër të shkojmë te privati.”

 Mikrobiologu Dukagjin Osmani tha se kapaciteti i Institutit është për 2,000 teste në ditë. Sipas tij me hapësirat e reja, bëhet edhe ndarja e pacientëve që testohen për COVID-19 dhe atyre me sëmundje të tjera.

Kemi pasur laborator tjetër, vetëm se pagesa duhej të bëhej në hapësirë tjetër paksa ishte e mundimshme për klientët apo pacientët duhej të testohen. Prisnin dy herë. Tash në qendrën e re janë bërë të gjitha në një vend klientët dhe pacientët që kanë nevojë të testohen me dëshirën e tyre në një vend presin dhe gjithashtu edhe rezultatet mirën në të njëjtin vend në orët e mëvonshme të pasdites”-tha Dukagjin Osmani, Mikrobiolog.

Përveç fazës së diagnostikimit, sistemi shëndetësorë ka telashe edhe me trajtimin e pacientëve në kurim spitalor, pasi hapësirat janë pothuajse plot. Als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

33 thoughts on “ISHP forcon kapacitetet kundër pandemisë, brenda ditës do të realizohen 150 teste më tepër

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *