Ramiz Merko tregon përvojën e hidhur me Covid – 19: 50 ditë në kln infektive, çdo mëngjes i ri për mua që e kam pritur ishte fat dhe lumturi

50 ditë të kaluara në klinikën infektive, çdo mëngjes i ri për mua që e kam pritur ishte fat dhe lumturi. Ekipi i klinikës lufton shkëlqyeshëm për secilin, kjo sëmundje sikur nuk ka fund” – Ramiz Merko, kryetar i Strugës i cili rreth dy javë është i lëshuar në kurim shtëpiak, për Kanal 5 e tregon kurimin shtatë javor në klinikë nga covid 19👇 Sot erdhi në kontrollin e parë në klinikë dhe gjatë rrugës për në Shkup me aparat e mat saturimin e gjakut. ‘’Sot ka arritur deri në 93, dhe kur erdha këtu më 25 gusht ishte afër 60’’ – thekson kryetari Merko duke treguar përvojën e tij në luftën me Covid 19. Ai apelon në kujdes, mbajtjen e maskave kur rrini me dikë sepse nuk dihet se kush ka dhe jo dhe se nuk ka rregull a keni qene të shëndetshëm më parë ose jo. kanal5/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *