Të sëmurit në hall me ajrin e ndotur! Ndotësit më mëdhenj shtëpitë që ngrohen me drunjë

Ndotja enorme e ajrit mund të jetë problem shtesë për personat pozitiv me Covid 19.

Pulmologu Dejan Dokiq thotë se ajri i ndotur mundëson depërtimin më të lehtë të viruseve në organizëm duke përkeqësuar pasqyrën klinike. Ai apelon te qytetarët që të mbajnë maska për tu mbrojtur nga ajri i ndotur edhe nga infeksionet virusale.

“Sigurisht që ndikon ajri i ndotur negativisht tek personat pozitiv me Kovid19. Megjithatë unë do të kisha apeluar të mbahen maska N95 të cilat mbrojnë nga infeksionet virusale, por gjithashtu kanë rol mbrojtës kundër aerondojtjes”, tha Dejan Dokiq – Drejtor i Pulmologjisë.

Ajri i ndotur ndikon veçanarisht te personat me sëmudje kronike. Ato persona që kanë astmë shpeshherë kur ka ndotje enrome të ajrit kane edhe sulme astmatike. Të rrezikuar janë edhe personat me sëmundje të zemrës.

“Ndotja e ajrit tek pacientët me sëmundje kronike në traktin respirator gjithsesi ndikon me pasoja të rënda. Te pacientët që kanë astmë mund të ketë përkeqësim duke shkaktuar sulme asmatike. Ajri i ndotur ndikon edhe të pacientët me sëmundje në mushkri, ku e përkeqëson frymëmarrjen. Pacientët nuk mund të ecin pasi lodhen”, u shpreh Drejtori i Pulmologjisë, Dejan Dokiq.

Edhe ministri i Ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini thotë se ndotja është e pakëndshme, ndërsa si shkaktar të ndotjes sipas tij janë shtëpitë që përdorin lëndë djegëse të rëndë ose vaj për ngrohje.

“Fatkeqësisht po, e kam pasur përvojën e pakëndshme për ta thithur këtë ajër të ndotur dhe çështja është se çfarë do të bëjmë për këtë dhe pse po ndodh kjo?! Kemi disa mënyra të ngrohjes. Disa njerëz përdorin lëndë djegëse të rëndë ose vaj për ngrohje, i cili fatkeqësisht ndot ajrin”, deklaroi Naser Nuredini – Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Nuredini shton se në ministrinë të cilën e drejton ka bërë disa hulumtime ndërkombëtare  dhe lokale, dhe të gjitha kanë rezultuar se ngrohja është ndotësi më i madh në vend. Përveç kësaj tha se edhe automjetet dhe industria ndikojnë në ndotjen enorme të ajrit. tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *