VMRO DPMNE përsëri nesër në protestë, propozon për shkak të ajrit të ndotur, gratë shtatëzëna dhe të sëmurët kronik të lirohen nga puna
Qeveria e LSDM-së vazhdon me politikën e saj të papërgjegjshme në lidhje me çështjen më delikate – ajrin e ndotur.
Ajri i ndotur edhe gjatë pandemisë vret dhe qeveria thotë se është thjesht mjegull.
Për shkak të paaftësisë së qeverisë së udhëhequr nga Zaev, jeta e qytetarëve është në rrezik.
VMRO-DPMNE apelon për shkak të ndotjes së lartë të ajrit, paralelisht me pandeminë e KOVID-19, gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë të lirohen nga puna, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik.
Në vend të politizimit nga kjo qeveri e paaftë, nevojiten vendime.
VMRO-DPMNE do të protestojë nesër në Shkup dhe katër qytete të tjera.
VMRO-DPMNE u bën thirrje të gjithë qytetarëve nesër, 29 Tetor 2020, nga ora 19:00 të protestojnë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Protestat do të mbahen gjithashtu në Manastir, Strumicë, Tetovë dhe Kumanovë.