ZYRTARISHT E HAPUR THIRRJA PUBLIKE “BE PËR KOMUNAT – PËRMIRËSIMI I SHËRBIMEVE LOKALE KOMUNALE PËRMES KONCEPTEVE INOVATIVE” ME VLERË 5 MILION EURO

Kryetari Shilegov, i cili është edhe Kryetar i BNJVL-së, sot përmes aplikacionit Zoom mori pjesë në sesionin informues për hapjen zyrtare të Thirrjes Publike “BE për komunat – Përmirësimi i shërbimeve lokale komunale përmes koncepteve inovative”. Në séance u drejtuan edhe Dejvid Gir, Ambasadori i BE në RMV dhe Goran Milevski, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale.

Qëllimi i kësaj Thirrje Publike është të mbështesë zgjidhjet inovative për problemet lokale me të cilat përballen komunat. Mbështetja financiare do të përfshijë shkëmbimin e përvojave, veçanërisht përvojat praktike nga BE në fushën e inovacioneve teknologjike, rregullatore, sociale dhe menaxheriale. Vetëqeverisjet lokale në BE kanë përvojë të konsiderueshme që ata mund dhe duan ta ndajnë me qeveritë lokale në vend.

Sektorët prioritar të Thirrjes Publike do të jenë: Shërbimet inovative komunale dhe zgjidhjet inovative për përmirësimin e shërbimeve ekzistuese; Kujdesi social dhe shërbimet sociale komunale, përmirësimi i kapaciteteve lokale dhe gatishmëria për menaxhimin e krizave; Rimëkëmbja ekonomike e shkaktuar nga kriza pandemike, mundësitë për vende të punës dhe aftësitë në nivelin lokal në fushën e ekonomisë; Prioritetet “Green deal”, të tilla si zbutja dhe adaptimi me ndryshimet klimatike, përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore.

Vlera totale e thirrjes për propozime është 5 milion euro (mbështetje e 6 deri në 10 grante për komuna).

Qëllimet, përparësitë dhe kërkesat e thirrjes pjesëmarrësve në sesionin informues për hapjen zyrtare të Thirrjes Publike “BE për Komunat – Përmirësimi i shërbimeve lokale komunale përmes koncepteve inovative” ua prezantoi Karl Xhaçinti, menaxher përgjegjës i Projektit, Delegacioni i BE, Klaus Rihter, lider ekipi i projektit dhe ekspert për ndihmë teknike, dhe Bardhyl Marku, ekspert për asistencë teknike.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *