Koronavirusi/Rekorde të reja të zeza në Gjermani dhe SHBA, Bjellorusia i mbyllë kufijtë

SHBA-ja sot vendosi rekord të ri të numri të personave të sapoinfektuar – mbi 91.000. Evropa është duke u përballur me rritje të pakontrolluar të numrit të infeksioneve të reja, për çka edhe vendos masa të reja. Franca prej sot është në bllokadë të pjesshme ndërsa nga e hëna Gjermania do të hyjë në mbyllje të plotë apo “llokdaun”.

SHBA-ja sot vendosi rekord të ri të zi me mbi 91 mijë raste të reja pozitive të koronavirusit dhe me hospitalizime rekorde në shumë shtete federale. Po rritet numri i rasteve të vdekjes. Për të tretën radhë në tetor nga Kovid-19 vdiqën më shumë se 1000 persona në një ditë. Deri më tani në SHBA nga sëmundja vdiqën mbi 229 mijë persona – më së shumti në mbarë botën. Numri i të hospitalizuarve në tetor është rritur për 50 për qind, në 46 mijë që është më së shumti nga mesi i gushtit.

Qeveria franceze publikoi listë të masave të reja për luftë kundër përhapjes së Kovid-19, përfshirë edhe ndalesën për braktisjen e shtëpive, përveç në rastet më urgjente dhe punën e obligueshme nga shtëpia. Kryeministri francez Zhan Kasteks publikoi listë të saktë të masave për “llokdaunin” e dytë në luftën kundër Kovid-19, duke filluar që sot dhe me kohëzgjatje deri më 1 dhjetor. Qytetarët do të duhet të ngelen në shtëpitë e tyre dhe të dalin vetëm me arsye valide si për furnizimin e ushqimit, dërgimin e fëmijës në shkollë, për punë që nuk mund të kryhen nga shtëpia, të shkuarit në mjek, dhënien e ndihmës urgjente të një anëtari të familjes dhe një orë ushtrim në largësi jo shumë të madhe se një kilometër nga shtëpia e tyre.

Gjermania në 24 orët e fundit i ka evidentuar 18.681 raste të infeksionit me koronavirus, kumtoi sot instituti Robert Koh, që është rritja më e madhe ditore nga fillimi i pandemisë.

Në vend deri më tani janë infektuar gjithsej 499.694 persona. Sipas institutit, deri më tani janë regjistruar 10.349 raste të vdekjes, që është rritje ditore prej 77 të vdekur. Nga e hëna edhe Gjermania vendos “llokaun”.

Bjellorusia dje i mbylli kufijtë e vet me Letoninë, Lituaninë, Poloninë dhe Ukrainën, duke e theksuar si arsye “gjendjen epidemiologjike”, edhe pse liderë bjellorusë me muaj e minimizojnë kanosjet e pandemisë me koronavirusin.

Sipas të dhënave zyrtare, në vend janë infektuar 96.529 persona ndërsa 973 kanë vdekur.

Që sot, udhëtimi do të jetë i kufizuar, ndërsa kufijtë do të mbeten të hapura vetëm për diplomatë dhe kamionë, kumtoi agjencia shtetërore për kufij. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

154 thoughts on “Koronavirusi/Rekorde të reja të zeza në Gjermani dhe SHBA, Bjellorusia i mbyllë kufijtë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *