Vdes nga Covid19 kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi

Lajmi u konfirmua nga Kisha, e cila tha se Amfilohije, 82 vjeç, vdiq në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë.

Udhëheqësja e Klinikës së Pulmologjisë në këtë spital, Jellena Boroviniq Bojoviq, tha pas mesnatës së shkuar se gjendja e mitropolitit është serioze, se është intubuar dhe vendosur në ventilim invaziv.

Më 7 tetor është bërë e ditur se Amfilohije është shtruar në spital për trajtim të koronavirusit.

Fillimisht, mjekët e kanë vlerësuar situatën e tij si të qëndrueshme.

Mali i Zi ka regjistruar gjithsej mbi 17,300 raste me koronavirus dhe 282 viktima. Als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *