Koronavirusi, Britania e Madhe futet në izolim

Britania e Madhe prezantoi masat e reja kundër koronavirusit, që përfshin izolimin katër javor.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johson tha të shtunën se masat e reja, që përfshijnë izolimin prej katër javësh, do të hyjë në fuqi nga e enjtja e javës së ardhshme dhe do të jenë në fuqi deri më 2 dhjetor.

Dyqanet me gjëra esenciale do të jenë të hapura dhe njerëzit nuk kanë nevojë “të blejnë ushqime rezervë”, porositi Johnson dhe shtoi se njerëzit që nuk mund të punojnë nga shtëpitë e tyre, mund të vazhdojnë punën nga zyrat.

Sipas Johnson, qytetarët do të mund të dalin nga shtëpitë e tyre për kujdes shëndetësor, për furnizime me ushqime, për ushtrime në natyrë. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *