Nuk ka kompromis për identitetin! Bullgaria kërcënon, Qeveria nuk lëshon pe për gjuhën dhe kombin

Bullgaria dërgoi kërcënime të reja për veto nëse Qeveria maqedonase nuk pranon se gjuha dhe identiteti kanë rrënje bullgare, tha zv/kryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva. Ajo theksoi se Sofja e humb durimin për shkak të refuzimit të Maqedonisë së Veriut ta zbatojë Marrëveshjen e miqësisë të cilën e nënshkruan të dy vendet në vitin 2017.

Shqetësimet tona burojnë nga pretendimet e pafund për një pakicë maqedonase në Bullgari. Njohja e rrënjëve Bullgare do t’i japë fund kësaj. Nëse Shkupi bie dakord, Bullgaria është e gatshme të njohë maqedonishten ‘si një nga gjuhët zyrtare në Maqedoninë e Veriut’ dhe të pranojë identitetin maqedonas. Ne nuk e kontestojmë të drejtën e tyre për vetëvendosje, as të drejtën për ta quajtur gjuhën e tyre si të duan. Jemi të gatshëm të riafirmojmë realitetet aktuale, por ata duhet të pranojnë të vërtetën historike”, deklaroi Ektarina Zaharieva – Ministre e Punëve të Jashtme e Bullgarisë.

TV21 e kontaktoi kryeministrin Zoran Zaev i cili thotë se mbetet në qëndrimin e tij që e tha para disa ditësh në villen Vodno. Së bashku me presidentin Stevo Pendarovski thanë se nga pala bullgare nuk ka propozim zyrtar për kompromis dhe se nuk ka negociata për identitetin tonë.

Nuk ka asnjë dhe nuk mund të ketë asnjëfarë lëshime nga interesat nacional dhe shtetëror. Bisedimet për identitetin dhe gjuhën maqedonase asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë. Pikë”, tha Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Sipas kryeministrit Zaev nuk janë të pranueshme pohimet se gjuha maqedonase buron nga gjuha bullgare.

“Nuk është e pranueshme. Të presim të shohim cili është propozimi, të mos prishim proceset negocuese. Gjithsesi duhet së bashku të jemi të mençur dhe në suaza të asaj që është nënshkruar”, theksoi Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Zaharieva theksoi se Bullgaria nuk mund ta miratojë kornizën negociuese të BE-së për RMV-në sipas formës aktuale dhe se krahas spekulimeve nëpër mediat maqedonase, Bullgaria as ka kërkuar ndryshime kushtetuese e as ka dorëzuar kërkesa të reja. Shefi i diplomacisë Bujar Osmani pret që javën e ardhshme të sigurohet format për takim me kolegen e tij bullgare, për shkak se, siç tha, po afrohen ditët kur Këshilli i BE-së duhet të sjellë vendim. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

50 thoughts on “Nuk ka kompromis për identitetin! Bullgaria kërcënon, Qeveria nuk lëshon pe për gjuhën dhe kombin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *