Kryeministri Hoti thirrje autoriteteve të Bosnje-Hercegovinës: Hiqni vizat për kosovarët!

Kryeministri Hoti thirrje autoriteteve të Bosnje-Hercegovinës: Hiqni vizat për kosovarët!

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kërkoi që Bosnje e Hercegovina t’i heqë vizat për shtetasit e Kosovës.

Hoti e parashtroi këtë kërkesë gjatë një bisede telefonike që zhvilloi me kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq.

Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Hoti po ashtu shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për hapjen e Zyrave Ndërlidhëse midis dy vendeve.

lg.php.gif“Kryeministri Hoti e ka falënderuar z. Xhaferoviç për nismën e tij për njohjen e Republikës së Kosovës nga Bosnje e Hercegovina, ndërkohë që ka kërkuar vazhdimin e angazhimit të tij për heqjen sa më parë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me qëllim të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit midis dy vendeve”, thuhet në komunikatë. Balkanweb/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

3 thoughts on “Kryeministri Hoti thirrje autoriteteve të Bosnje-Hercegovinës: Hiqni vizat për kosovarët!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *