Nëse keni simptoma, caktoni termin dhe qëndroni në shtëpi!

Hundët e zëna diçka e ngjashme si sinusi, pa sekrecion ose rrjedhje të hundës të shoqëruara me kokëdhimbje, është njëra nga simptomat e koronavirusit  e që dallon koronën  nga viruset e tjera. Kështu deklaroi mbrëmë në Click Plus mjekja Aspazija Sofijanova. Sofijanova shtoi se sipas  një hulumtimi, koronavirusi në ajër mund të qëndrojë 4 deri në 6 orë dhe për këtë është e nevojshme mbajtja e maskës edhe në ambiente të hapura.

“Simptomat  e para  të koronavirusit janë në pjesët e larta të organeve të frymëmarrjes. Hundët e zëna, diçka si sinuse  por pa sekrecion e cila është karakteristike për viruset tjera. Pra hundët e zëna, e ngjashme me sinusin dhe kokëdhimbje është kjo simptomë e cila e dallon koronavirusin nga viruset e tjera”, thotë mjekja Aspazija Sofijanova.

Ndërkohë drejtori i Qendrës për Shëndet Publik, Aleksandër Stojanov tha se nëse vëreni simptoma të koronvirusit, caktoni termin për testim dhe qëndroni në shtëpi. Stojanov vlerëson se numri i lartë i të infektuarve me koronavirus vjen nga mospërfillja e njerëzve ndaj virusit dhe sjellja e tyre sikur gjithçka të ishte normale.

“Kur t’ju vijë sëmundja në shtëpi të gjithë duan që sa më shpejt ta kalojnë dhe të shërohen por paraprakisht ne të gjithë sillemi sikur gjithçka të jetë normale, por gjatë gjithë kësaj periudhë asgjë nuk është normale. Kush është ai sistem në botë i cili mund të pranojë një vërshim të tillë të të infektuarve. Nëse keni simptoma rrini në shtëpi, caktoni termin dhe do të vini në rend ditën e njëjtë ose të nesërmen, por duhet të kemi durim sepse nuk kemi kapacitete të pakufizuara ose kuadro të pakufizuar”, shprehet drejtori i Qendrës për Shëndet Publik, Aleksander Stojanov.

Ndërsa sipas mjekes Sofijanova numrat rekord të të infektuarve kohëve të fundit janë si pasojë e mutacionit të virusit.

“Pra flasim për rekorde dhe jam e sigurt se ajo është si pasojë e mutacionit të virusit. Ky është definicioni i parë që dihet, nga ajo që ishte më herët, kuptuam se po na ndodh diçka dhe filluam të adaptohemi e tani e kuptojmë se ajo që na ka ndodhur më herët  po merr dimesion të ri e cila është shqetësuese”, thotë Sofijanova.

Stojanov vlerëson se nëse respektojmë masat që janë në fuqi nuk do të ketë nevojë për masa të tjera restriktive, sepse siç shton ai, askush nuk dëshiron të qëndrojë një javë i mbyllur në shtëpi.

“Masa më restriktive mund të ketë në princip por nëse i respektojmë masat që janë në fuqi nuk ka nevojë për masa rigoroze, sepse kush do të mbyllet një javë në banesë ?Askush, por nëse respektohen masat nuk ka nevojë për masa restriktive”, tha Aleksander Stojanov.

Stojanov tha se vendi ynë po zbaton masat e njëjta që po zbatohen nëpër të gjithë botën por vetëm duhet respektim i plotë i tyre.tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

5 thoughts on “Nëse keni simptoma, caktoni termin dhe qëndroni në shtëpi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *