Tetovë, dështoi procedura për furnizim publik me pesë autobusë urban

Pavarësisht premtimeve të shumta, banorët e Tetovës duhet të presin edhe ca muaj për t’i parë autobusët urbanë nëpër rrugët e qytetit. Thirrja e parë për furnizime me pesë autobusë me eko standarde, ka dështuar. Sipas kreut të këshillit komunal të Tetovës, arsyeja ishte plotësimi joadekuat i dokumentacionit për konkurrim.

Nga ana tjetër, ndërmarrja e themeluar për transportin publik vazhdon të funksionojë edhe pse transport publik në qytet nuk ka.

“Por edhe pse autobusët nuk janë ende askund, stacionet për pritjen e tyre tanimë kanë filluar të vendosen, si në brendi të qytetit po ashtu edhe jashtë tij. Do të vendosen 40 të këtilla, për pritje të autobusëve”.

Banorët shprehen skeptikë se Tetova mund të bëhet se shpejti me transport publik.

“Do bëhen në të ardhmen, nëse do punojnë. Nëse nuk do punojnë, nuk do bëhen”.

“Mund, mund ndonjëherë t’i bëjnë. Shpejt jo por ndonjëherë do i bëjnë. Për të rrejt na mbytën tu na rrejt po besojmë, do i bëjnë atëherë kur do vinë zgjedhjet apo pas zgjedhjeve”.

“Autobusë, plot kemi autobusë. Por kur do iu vij për qejfi atyre, atëherë do na i sjellin. Tash jo”.

Komuna e Tetovës deri më tani ka themeluar dy herë ndërmarrjen komunale për transport publik ndërsa kishte premtuar se autobusët e financuar me mjete të Bankës Botërore në vlerë prej 72 milion denarë, do të arrijnë para zgjedhje të shkuara. Burimi: alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

32 thoughts on “Tetovë, dështoi procedura për furnizim publik me pesë autobusë urban

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *