Pas vendimit të Qeverisë, Gastronomët paralajmërojnë largime masive nga puna

Objektet gastronomike nga dita e nesërme do të punojnë deri në orën 21. Ky vendim u mor nga qeveria me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

Oda e Pavarur e Gastronomisë

“Gastronomët do të bëjnë çmos për t’i mbajtur dhe për të mos i larguar nga puna punonjësit e tyre. Por ajo që presim të ndodhë është që punëtorët e gastronomisë nuk do e kenë më të njëjtin entuziazëm, interes, dëshirë dhe nevojë për të punuar dhe kërkuar punë në sektorin e gastronomisë sepse nuk do të jetë në gjendje të ofrojë stabilitet dhe siguri në vendin e punës  dhe kompensimet adekuate, dhe kjo do të kontribuojë në largime masive nga vetë punëtorët”.

Për më tepër, gastronomët pohojnë se masat parandaluese nuk respektohen vetëm nga disa individë dhe tani për shkak të disa rasteve, i gjithë sektori do të pësojë. Përveç mbështetjes financiare nga shteti për pagat e punonjësve, pronarët e objekteve gastronomike kanë në dispozicion edhe kredi për të cilat nuk duhet të kthejnë normë interesi.

“Pakoja e katërt e masave parashikon ndihmë financiare për restorantet që janë të licencuara për të organizuar festa martesore. Dhe kjo nga tre deri në dhjetë mijë euro. Oda e pavarur e gastronomëve thotë se ky vendim është diskriminues dhe selektiv sepse sipas tyre të njëjtat masa të ofruara nga shteti duhet të zbatohen për të gjithë gastronomët në vend”.

Ndërsa shoqata e muzikantëve të cilëve u ishte ndaluar të performonin në objekte hotelierike sot u takua me Presidentin Stevo Pendarovski. Muzikantët i treguan kreut të shtetit për problemet e tyre dhe i kërkuan të rishikonte të gjitha protokollet për punën e tyre. Si kërkesa më urgjente, muzikantët theksuan se ndihma financiare është e nevojshme tek familjet në të cilat të dy bashkëshortët punojnë në fushën e muzikës. Presidenti Pendarovski premtoi se do të angazhohet për zgjidhjen e problemit të tyre. Ndryshe, sektori i hotelierisë ishte një nga sektorët që u godit i pari nga kriza e shkaktuar nga virusi korona. Alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Pas vendimit të Qeverisë, Gastronomët paralajmërojnë largime masive nga puna

  • 09/18/2021 at 13:52
    Permalink

    Greetings! I’ve been reading your web site for a while now and finally got the
    courage to go ahead and give you a shout out from Atascocita Tx!
    Just wanted to mention keep up the great work!

    Reply
  • 06/28/2021 at 22:58
    Permalink

    Hello mates, how is everything, and what you wish for to say about this article, in my
    view its actually awesome in favor of me.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *