Për një javë 5.800 raste të reja me Covid-19! ISHP: 70% më shumë raste në krahasim me javën e kaluar

Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik për periudhën 26 tetor deri 1 nëntor tregon se në 35 qytete të vendit janë regjistruar 5.800 raste të reja të Covid-19.

Javën e kaluar është rritur numri i testimeve për 23% gjë që rezultoi edhe me rritjen e rasteve të reja pozitive madje për 70%, krahasuar me javën paraprake. Shumica e rasteve të regjistruara apo 46%  janë nga Shkupi.

Personat e infektuar  janë regjistruar nga të gjitha grupmoshat., mirëpo më së shumti apo 22% është mosha nga 30 deri 39 vjeç. Nga 21 qytete javën e kaluar ajnë raportuar 88 vdekje, që është një rritje prej 4.8% në krahasim me javën e kaluar.

Përndryshe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informon se Qeveria ka aplikuar për 800 mijë doza të vakcinave kundër Covid-19, që pritet të arrijnë në fillim të vitit të ardhshëm. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *