Shtyhet afati për ndihmat nga pakoja e katërt deri në 10 nëntor

Sipas burimeve të tv alsat nga burime qeveritare, afati për aplikimin e kompanive për ndihmë shtetërore për pagimin e pagave do të zgjatet deri me datë 10 të këtij muaji. Qeveria me amendamente do të ndërhyjë në ligj dhe kompanive do t’u japë tre ditë shtesë, në vend se deri me datë shtatë të aplikojnë deri me datë dhjetë, që të mund të marrin subvencione për pagat për muajin tetor.

Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike i ftojnë kompanitë të paguajnë pagat para se të marrin pagën e subvencionuar që punëtorët me kohë t’i marrin pagat mujore për tetorin. Prej atje gjithashtu thonë se kompanitë do të informohen për kohën deri kur është afati për të aplikuar, dhe se të gjithë që i plotësojnë kriteret do ta marrin ndihmën e premtuar.

Zbatimi i kësaj mase lidhet drejtpërdrejt me rishikimin e buxhetit i cili tash katër ditë gjendet në debat parlamentar, por edhe me projektligjin për ndihmë financiare i cili duhet të shkojë në debat treditor në komision dhe më pas për votim nga deputetët. Kjo masë parashikon pagesë të subvencionuar të rrogave e cila do të jetë në shuma të ndryshme varësisht nga rënia e të ardhurave që kompanitë i kanë raportuar për muajt nga prilli deri në tetor.

Subvencionimi do të shkojë nga 14,500 deri në 21,770 denarë për punëtor. Nesër pritet që deputetët të votojnë për rishikimin e buxhetit Ditën tjetër, projektligji për mbështetje financiare do të shqyrtohet nga komisioni amë, ndërsa deri në fund të kësaj jave, do të votohet në Parlament. Opozita dhe pushteti vazhduan me akuzat e ndërsjella.

Qëndrimi i opozitës është që ky rishikim vetëm se do ta thellojë krizën dhe nuk do të japë rezultate, ndërsa për pushtetin, rishikimi është i domosdoshëm për të ruajtur aktivitetin ekonomik. als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *