Ziadin Sela: Dënojmë në mënyrën më të ashpër këtë sulm barbar

Jemi thellësisht të tronditur dhe të trishtuar nga sulmi i mbrëmshëm terrorist në Vienë të Austrisë.

Dënojmë në mënyrën më të ashpër këtë sulm barbar duke shprehur keqardhjen dhe ngushllimet të thella familjeve që nga ky sulm humbën jetët të afërmit e tyre krejtësisht të pafajshëm.

Shprehim mbështetjen dhe solidaritetin tonë të plotë edhe ndaj popullit austriak dhe Qeverisë Austriake dhe çdo shtetit tjetër demokratik në përpjekjet e tyre për ta ndjekur , luftuar e çrrënjosur terrorizmin pa kompromis.

Çdo akt terrorist duke u përpjekur ta instrumentalizojë fenë kurrë nuk mund të ketë as përkrahje e as sukses përballë solidaritetit dhe unitetit të përbashkët të vlerave demokratike, dhe kohezionit shoqëror për lirinë dhe paqën kudoqoftë në botë!

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Ziadin Sela: Dënojmë në mënyrën më të ashpër këtë sulm barbar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *