16 persona të arrestuar për sulmin në Vjenë, MPB: Punojmë me Europolin për dy shtetasit

Ka shkuar në 16 numri i personave të arrestuar si të dyshuar për sulmin terrorist në Vjenë të Austrisë mbrëmjen e së hënës. Përveç disa qyteteve në Austri, autoritetet në Zvicër njoftojnë se kanë privuar nga liria dy persona, një 18 dhe një 24 vjeçar nga Vintetura të dyshuar për lidhjet e tyre me organizatorët e sulmit në Vjenë. Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut është duke u punuar për kërkesën e Europolit lëshuar ditë më parë në Ministrinë e Brendshme. Burime nga policia bëjnë të ditur se komunikimi mes institucioneve është i vazhdueshëm dhe se po punohet për zbardhjen e lidhjeve mes shtetasve austriak me origjinë nga Maqedonia e Veriut me organizatorin e sulmit Kujtim Fejzullau nga Çellopeku i Tetovës, gjithashtu shtetas i Austrisë. Jo zyrtarisht mësohet se personat për të cilët kërkohen informacione nga policia e Maqedonisë janë persona të njohur për autoritetet në Austri mbi vepra nga natyra terroriste. Fejzullau mësohet që në vitin 2004 ka heq dorë nga shtetësia e Maqedonisë së Veriut. Për herë të fundit vendlindjen e prindërve e ka vizituar në vitin 2018 dhe më pas ka qenë në listën e të ndaluarve për frekuentim në vendin tonë. Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për televisionin Sitel ka deklaruar se për momentin Maqedonia e Veriut nuk rrezikohet nga element ekstremistë por se asnjë shtet nuk është imun ndaj akteve të tilla dhe se bashkëpunimi në sferën e këmbimit të informacioneve duhet patjetër të vazhdon. Als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *